Kualifikime profesionale

Trajnimet & Kualifikimet 

SHKCAK është një organizëm profesional dhe dinamik për kontabilitet dhe auditim i cili i ka krijuar vetes një hapësirë të vlefshme në shoqërinë Kosovare duke themeluar kështu programin e parë profesional për edukim në kontabilitet – i cili është në përputhje jo vetëm me Rregulloret e reja Komerciale por në të njëjtën kohë edhe me standardet ndërkombëtare të edukimit dhe trajnimit. 

Trajnimi në SHKCAK ofron një gamë të gjerë të kurseve që kanë të bëjnë me financa të cilat njihen në të gjithë botën për përsosmërinë dhe relevancën e tyre. Në cilëndo fazë të karrierës tuaj në financa dhe kontabilitet të jeni, jini të sigurt se SHKCAK – u ka një kualifikim i cili do t’i përshtatet ju dhe karrierës suaj. Ne ofrojmë programe për të gjitha nivelet e aftësive dhe eksperiencave që kërkohet të ketë stafi mbështetës bashkë me të menduarit unik strategjik për kontabilistët dhe auditorët me pozicione të larta. Gjithmonë e më tepër, ne bashkëpunojmë me organizata të ndryshme për të zhvilluar zgjidhje specifike që përmbushin nevojat dhe kërkesat specifike për përgatitje dhe zhvillim të organizatave  të ndryshme.

Programie ShKÇAK-së, i cili është i  zhvilluar në bashkëpunim me ekspertë nga BE, është krijuar në mënyrë të tillë që të përmbushë kërkesat e Standardeve Ndërkombëtare të Edukimit në Kontabilitet, dhe duke mbajtur parasysh kërkesat e Auditorëve, seksioneve përkatëse të Direktivës së tetë të Bashkimit Evropian mbi auditimet statusore. 

Më e rëndësishmja, ky program ka për qëllim të bëjë të sigurt se kontabilistët dhe auditorët e Kosovës vazhdojnë të zotërojnë aftësitë dhe ekspertizën që kërkohet, dhe që është e domosdoshme për zhvillimin e ekonomisë.