Kontabilist i Çertifikuar

2017-09-20 - 11:28

Profesioni i kontabilitetit në vendet e zhvilluara perëndimore tashmë është i dëshmuar dhe luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik. Profesionistët e kontabilitetit janë profesionistët e biznesit të cilët më së tepërmi paguhen në Bashkimin Evropian. Më nuk është e nevojshme për qytetarët e Kosovës që të udhëtojnë jashtë për t’u bërë profesionistë të kontabilitetit dhe të financave.

Nëse dëshironi të bëheni kontabilist profesionist, kualifikimi i Kontabilistit të Çertifikuar është ai që juve ju duhet.

Kontabilistët e Çertifikuar përfitojnë aftësitë e mëposhtme dhe ju jeni në gjendje të:

  • Diskutoni dhe aplikoni kornizat rregullative për raportim financiar
  • Kontabilitetin për transaksione në përputhje me SNK/SNRF
  • Analizoni dhe interpretoni pasqyrat financiare
  • Përgatitni dhe prezantoni PF për entitetet e veçanta dhe kombinimet biznesore në përputhje me SNK/SNRF
  • Shpjegoni  konceptin e auditimit dhe sigurisë dhe funksionet e auditimit, qeverisjes së korporatave duke përfshirë sjelljen etike dhe profesionale
  • Paraqitn i mënyrën se si auditori përfiton dhe pranon angazhimet e auditimit
  • Përshkruani dhe vlerësoni kontrollet e brendshme, teknikat, testet e auditimit duke përfshirë sistemet e TI-së.
  • Diskutoni rolin dhe qëllimin e funksioneve të menaxhmentit financiar
  • Diskutoni dhe aplikoni teknikat e menaxhimit të kapitalit punues
  • Bëni vlerësimin efektiv të investimeve
  • Diskutoni dhe aplikoni parimet e vlerësimeve biznesore dhe të pasurive 

Kualifikimi

Planprogrami për kualifikim për Kontabilist të Çertifikuar siguron një theks të veçantë në aftësitë e raportimit financiar të cilat janë zhvilluar në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF). Kontabilistët e Çertifikuar do të mësojnë parimet dhe sistemet e kontrollit të brendshëm për ndërmarrjet, metodat e auditimit dhe standardet si dhe një grup të gjerë të planifikimit të biznesit, mbështetjen e vendimeve dhe aftësitë e menaxhimit të performancës.

Për t’u trajnuar për Kontabilist të Çertifikuar ju duhet së pari të përfundoni kualifikimin për Teknik të Kontabilitetit. Anëtarësia për Kontabilist të Çertifikuar është e hapur për profesionistët të cilët punojnë në kontabilitet e të cilët kanë përfunduar kualifikimin e ShKÇAK për Teknik të Kontabilitetit.

Kushtet paraprake pë regjistrim

  • Diplomë Universitare;
  • Përfundimin e nivelit për Teknik të Kontabilitetit;
  • Dëshmi për së paku tre (3) vite përvojë pune të verifikuar në kontabilitet - që mund të përfitohet edhe gjatë apo pas trajnimit.

Planprogrami  për Kontabilist të Çertifikuar

Trajnimi për t’u kualifikuar si Kontabilist i Çertifikuar mbulon lëndët dhe temat e mëposhtme:

Lënda 5: Raportimi Financiar

Përshkrim i shkurtër i përmbajtjes

 
  • Korniza konceptuale
  • Korniza rregullatore
  • Prezantimi i pasqyrave financiare të publikuara
  • Pasuritë themelore
  • Pasuritë e patrupëzuara
  • Humbja në vlerë e pasurive
  • Raportimi i performancës financiare
  • Njohje me grupet
  • Bilanci i gjendjes i konsoliduar
  • Pasqyra e të ardhurave e konsoliduar
  • Kontabiliteti për degët
  • Stoqet dhe kontratat e ndërtimit
  • Provizionet, pasuritë dhe detyrimet kontingjente
  • Pasuritë dhe detyrimet financiare
  • Pikëpamja ligjore e kontabilitetit kundrejt asaj komerciale
  • Lizingu
  • Kontabiliteti për tatime
  • Fitimet për aksion
  • Pasqyra e rrjedhës së parasë së gatshme
  • Analiza dhe interpretimi i pasqyrave financiare
  • Entitetet jo për profit dhe të sektorit publik

Lënda 6: Auditimi

Përshkrim i shkurtër i përmbajtjes

 

Korniza konceptuale dhe rregullative e auditimit

  • Parathënia dhe natyra e angazhimeve për auditim dhe shërbime të sigurisë
  • Auditimet statusore dhe rregulloret për to: Direktiva e Tetë e BE – së dhe ligji i aplikueshëm në Kosovë
  • Mjedisi rregullativ dhe qeverisja e korporatave
  • Etika profesionale

Auditimi i brendshëm

Planifikimi dhe vlerësimi i rreziqeve

  • Vlerësimi i rreziqeve
  • Planifikimi dhe dokumentimi i auditimeve
  • Evidenca e auditimit

Kontrollet e brendshme 

  • Kontrollet e brendshme
  • Testet e kontrolleve

Evidenca për auditim

  • Procedurat dhe mostrimi në auditim
  • Të arkëtueshmet
  • Stoqet
  • Detyrimet dhe kapitali
  • Paraja e gatshme dhe bankat
  • Pasuritë jo – qarkulluese
  • Organizatat jo – fitimprurëse

Rishikimi dhe raportet e auditimit

  • Rishikimi dhe përfundimi i auditimit
  • Raporti i auditimit

Lënda 7. Menaxhmenti Financiar

Përshkrim i shkurtër i përmbajtjes

 

Mjedisi i menaxhimit financiar

Funksionet dhe qëllimi i menaxhimit financiar

  • Mjedisi ekonomik për biznesin
  • Tregjet dhe institucionet financiare

Menaxhimi i kapitalit punues

  • Cikli i kapitalit punues
  • Menaxhimi i stoqeve
  • Menaxhimi i të arkëtueshmeve
  • Menaxhimi i të pagueshmeve
  • Menaxhimi i parasë së gatshme
  • Financimi i kapitalit punues

Vlerësimet e investimeve

  • Natyra e vendimeve për investime
  • Metodat e vlerësimit të propozimeve të investimeve përfshirë VNT, NBK, ri - pagimi dhe ROCE
  • Ndikimi i inflacionit dhe tatimeve
  • Vlerësimi i projekteve dhe i rreziqeve

Financat e biznesit

  • Burimet e financimit
  • Kostoja e kapitalit
  • Struktura e kapitalit
  • Politikat për dividendët
  • Përgatitja e planeve të biznesit për financim

Vlerësimi i bizneseve

  • Qasje të ndryshme ndaj vlerësimit të bizneseve
  • Efikasiteti i tregut

Menaxhimi i rreziqeve

  • Menaxhimi i rreziqeve që kanë të bëjnë me valutën e huaj
  • Rreziqet që kanë të bëjnë me normat e interesit

Lënda 8. Menaxhimi i Performancës

Përshkrim i shkurtër i përmbajtjes

 

Kostot speciale dhe teknikat e kontabilitetit të menaxhmentit

  •  Kostot e bazuara në aktivitete
  • Kosto e synuar
  • Kostot e ciklit të jetës
  • Kontabiliteti mjedisor

Teknikat e vendimmarrjes

  • Analizat e kostos relevante
  • Analiza kosto-vëllim
  • Faktorët kufizues
  •  Vendimet për caktimin e çmimeve
  • Vendimet bëje-ose-bleje dhe vendime tjera afatshkurtra
  • Ballafaqimi me rrezikun dhe pasigurinë në vendimmarrje

Buxhetimi dhe Kontrolli

  • Sistemet buxhetore
  • Llojet e buxhetit
  •  Analizat kuantitative në buxhetim
  • Kostot standarde
  • Varianca e përzierjes së materialit dhe e prodhimit
  • Varianca e përzierjes së shitjeve dhe e sasisë
  • Varianca e planifikimit dhe operacionale
  • Analiza e performancës dhe aspektet e sjelljes

Matja e performancës dhe kontrolli

  • Sistemet Informatike të Menaxhimit të Performancës
  • Burimet e menaxhimit të informatave
  • Raportet e Menaxhmentit
  • Analiza e Performancës në organizatat e sektorit publik
  • Performanca e divizionit dhe çmimi i transferit
  • Analiza e Performancës në organizatat jo-profitabile dhe sektorin publik
  • Konsideratat e jashtme dhe aspektet e sjelljes

Për më shumë informata rreth regjistrimit në këtë program, kliko këtu