Thirrje për regjistrim në programet çertifikuese të ShKÇAK-së për sesionin SHTATOR 2018

2018-04-13 - 10:44

Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës shpallë thirrje për regjistrim për trajnimet e sesionit të shtatorit. Trajnimet për programet çertifikuese Teknik i Kontabilitetit, Kontabilist i Çertifikuar, Auditor i Çertifikuar, Auditor i Brendshëm dhe Auditor i Çertifikuar i Sektorit Publik do të fillojnë në SHTATOR 2018.

Të interesuarit mund të aplikojnë prej datës 02 maj deri më 15 qershor, 2018, gjatë ditëve të punës, prej orës 9.00 -12.00 dhe 14.00 – 16.30, në zyrën e ShKÇAK-së, Prishtinë (Rr. Sylejman Vokshi nr.50).

Për më shumë informata rreth regjistrimit në këto programe, klikoni në vegëzat përkatëse:

Teknik i Kontabilitetit

Kontabilist i Çertifikuar

Auditor i Çertifikuar

Auditor i Brendshëm

Auditor i Çertfikuar i Sektorit Publik