Konkurs për punë në ShKÇAK: Zëvendës Drejtor

2018-01-10 - 09:24

Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (SHKÇAK), është duke kërkuar person të motivuar për  të punuar në zhvillimin e profesionit të kontabilitetit dhe auditimit në favor të interesit publik në Kosovë, për plotësimin e pozitës:

Zëvendës Drejtor

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Bashkëpunon me Drejtorin Ekzekutiv dhe Këshillin me qëllim të zhvillimit dhe implementimit të planit strategjik afatgjatë si dhe planit vjetor të Shoqatës;
  • Vazhdon të ndërtojë kapacitetet organizative të Shoqatës siç udhëzohet nga Drejtori Ekzekutiv dhe Këshilli;
  • Përfaqëson Shoqatën në aktivitete vendore dhe ndërkombëtare sipas kërkesës së DE dhe Këshillit;
  • Siguron realizimin efikas të misionit, vizionit dhe qëllimeve të Shoqatës;
  • Është përgjegjës  për administrimin e të gjitha takimeve të departamenteve dhe komisioneve të Shoqatës si dhe palëve tjera me interes, për të siguruar implementimin sa më të drejtë dhe në kohë të vendimeve;
  • Mbikëqyr departamentin e administratës dhe sigurohet që marrëdhënia me anëtarët e Shoqatës dhe bashkëpunëtorët vendor e ndërkombëtar të jetë sa më efikas dhe efektiv;
  • Sigurohet që procedurat administrative të Shoqatës janë të azhurnuara dhe mbikëqyr mbarëvajtjen tyre;
  • Përgatitë projekt propozime sipas nevojës;
  • Mbikëqyr gjenerimin e të ardhurave, monitoron shpenzimet si dhe jep in-pute për përpilimin e buxhetit;
  • Monitoron rezultatet për tu siguruar që objektivat e departamenteve janë plotësuar dhe janë në përputhje me nevojat dhe misionin e organizatës.

Kandidati duhet të ketë:

  • Diplomë Universitare;
  • Përvojë pune, minimum 2 vite, ne profesionin e kontabilitetit/auditimit/financave/taksave etj;
  • Aftësi të mira komunikuese;
  • Aftësi organizative dhe i gatshëm për punën nën presion;
  • Aftësi për punë të pavarur dhe kreativitet;
  • Njohja e gjuhës angleze është e domosdoshme;
  • Njohuri në kompjuter (word, excel, access, power point).

Referencat janë të domosdoshme dhe duhet të dërgohen me CV.

Dorëzoni CV-në tuaj në E-mail adresën: [email protected]

Për pozitën: Zëvendës Drejtor

CV-të i pranojmë deri me 24/01/2018

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur