Konkurs për punë në ShKÇAK: Asistent Financiar

2018-01-10 - 09:06

Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (SHKÇAK), shpall konkursin për plotësimin e pozitës:

Asistent Financiar

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Asiston në mirëmbajtjen e sistemit informativ të raportimit financiar;
  • Asiston në përgatitjen e draft buxhetit sipas kërkesave të Udhëheqësit të Financave;
  • Asiston në monitorimin e vazhdueshëm për nivelet e te hyrave dhe shpenzimeve kundrejt buxhetit;
  • Asiston në kontrollimin e raporteve bankare dhe siguron harmonizimin e arkëtimeve dhe pagesave në   sistemin e kontabilitetit;
  • Bashkëpunon me departamentin e administratës në menaxhimin e parasë së vogël (petty cash);
  • Asiston Udhëheqësin e Financave gjatë procesit të auditimit të Pasqyrave Financiare;
  • Informon anëtarët dhe studentët për borxhet dhe pagesat ndaj SHKÇAK;
  • Bashkëpunon me departamentin e shërbimit për studentë dhe anëtarë për azhurnimin e informatave  financiare;
  • Bashkëpunon me departamentet tjera në realizimin e misionit, vizionit dhe qëllimeve të SHKÇAK si dhe detyra dhe përgjegjësi tjera sipas kërkesës.
  • Raporton te Udhëheqësi i Financave mbi realizimin e objektivave dhe zhvillimin e aktiviteteve dhe punëve të paracaktuara

Kandidati duhet të ketë:

  • Diplomë Universitare;
  • Preferohet të ketë përvojë pune në detyra të ngjashme;
  • Preferohet të ketë njohuri në sistemin e kontabilitetit Quick-Books, ose të ngjashme;
  • Preferohet të jetë anëtarë i SHKÇAK;
  • Aftësi të mira komunikuese;
  • Aftësi organizative dhe i gatshëm për punën nën presion;
  • Aftësi për punë të pavarur dhe kreativitet;
  • Njohja e gjuhës angleze është e domosdoshme;
  • Njohuri në kompjuter (word, excel, access, power point).

Referencat janë të domosdoshme dhe duhet të dërgohen me CV.

Dorëzoni CV-në tuaj në E-mail adresën: [email protected]

Për pozitën: Asistent financiar

CV-të i pranojmë deri me 24/01/2018

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur