Thirrje për regjistrim në programet çertifikuese të ShKÇAK-së për sesionin shkurt 2018

2017-12-14 - 01:36

Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës shpallë thirrje për regjistrim për trajnimet e sesionit të shkurtit. Trajnimet për programet çertifikuese Teknik i Kontabilitetit, Kontabilist i Çertifikuar, Auditor i Çertifikuar, Auditor i Brendshëm dhe Auditor i Çertifikuar i Sekorit Publik do të fillojnë në SHKURT 2018.

Të interesuarit mund të aplikojnë deri më 31 janar, 2018, gjatë ditëve të punës prej orës  9.00 -12.00 dhe 14.00 – 16.30, në zyrën e ShKÇAK-së, Prishtinë (Rr. Sylejman Vokshi nr.50).

Për më shumë informata rreth regjistrimit në këto programe, klikoni në vegëzat përkatëse:

Teknik i Kontabilitetit

Kontabilist i Çertifikuar

Auditor i Çertifikuar

Auditor i Brendshëm i Çertifikuar

Auditor i Çertifikuar i Sektorit Publik