Sakip Imeri - Anëtar i Bordit

Sakip Imeri është anëtar i Bordit të ShKÇAK për mandatin 2024-2026.

Z. Imeri aktualisht është Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës. Ndërsa ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) gjatë viteve 2016-2019, Drejtor i Shërbimit të tatimpaguesve në ATK gjatë viteve 2012 -2016 dhe zv/Drejtor i Përgjithshëm i ATK, 2005-2012.

Angazhimet profesionale të Z. Imeri janë në sektorin privat dhe publik. Që nga viti 1990/91 është angazhuar si profesor i lëndëve ekonomike, ndërsa nga viti 2007, ligjërues i lëndës “Ligjet dhe Tatimet në Kosovë” në ShKÇAK. Ai gjithashtu mbi 10 vite është i angazhuar si profesor në UBT ku ligjëron lëndët: Kontabiliteti Financiar, Raportimi Financiar dhe Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit. Gjithashtu ka qenë i angazhuar  në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prizrenit, ku ka ligjëruar lëndën “Kontabiliteti i Tatimeve”.

Z. Imeri ka dhënë kontribut të veçant, në proceset si: hartimi i Ligjeve Tatimore (Proceduarat, Tatimet – TVSh, TAP dhe TAK); përfshirja e kërkesave për raportime ne përputhje me SNK–SNRF; procesi i fiskalizimit ne Kosovë; hartimi i Planeve Strategjike të ATK-se, hartimi i Planit Strategjik te Autoritetit Kosovar te Konkurrencës, 2020-2023; negocimi i marrëveshjeve për eliminimin e tatimit te dyfishtë me Turqinë, Maqedoninë, Çekinë, Hungarinë, Shqipërinë dhe Anglinë; Zhvillimet e Deklarimit Elektronik te Tatimeve (EDI), dhe digjitalizimi i shërbimeve dhe proceseve tatimore (risku, rimbursimet, etj.) Ai gjithashtu ka punime të botuara.

Është Ekonomist i diplomuar, ka magjistruar në degën Kontabilitet dhe Auditim. Është anëtar i ShKÇAK dhe mbanë thirrjen Kontabilist i Çertifikuar.