Adrian Alo – Kryetar i Bordit

Adrian Alo është Kryetar i Bordit të ShKÇAK në mandatin 2024-2026 si dhe Ligjërues i lartë në ShKÇAK.

Bartë një karrierë dinamike dhe lidership te dëshmuar në banka dhe mikrofinancë në Kosovë me fokus në financa, thesar, menaxhim të rrezikut, kontrollë të brendshëm, pajtueshmërisë dhe qeverisjes së korporatave. Ka përvojë në planifikimin strategjik financiar, në gjendje të shndërrojë vizionin e biznesit në qëllime dhe objektiva, i aftë të udhëheqë dhe motivojë njerëzit drejt suksesit, drejt rritjes dhe fitimit të biznesit. 

Si Anëtar i Bordit Ekzekutiv të KEP Trust kontribuoi në kthesën e biznesit drejtë rritjes duke fituar pjesën më të madhe të tregut dhe siguruar vendin e liderit të tregut në Kosovë  i vendosur për të shkëmbyer njohuritë dhe përvojën e stafit profesional dhe përmes shërbimeve të këshillimit të vlerës së shtuar si kontabilitet, financa korporative, planifikim biznesi, transaksione investive, vlerësime kapitali, qeverisje korporative dhe kontrollë të brendshëm për palë të ndryshme. Vazhdon të kontriboj në misionin me përgjegjësi shoqërore për ShKÇAK si anëtar i komisioneve profesionale dhe si kryesues i komisionit të financave në Asociacionin e Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës -AMIK.

Është anëtar i ShKÇAK nga themelimi dhe mbanë titujt Kontabilist i Çertifikuar, Auditor i Çertifikuar dhe Ekspert i Licencuar i Forenzikës Financiare. Në të kaluarën, ai ka shërbyer dy mandate si anëtar i Bordit të ShKÇAK dhe një mandat si Nënkryetar i Bordit.