Baker Tilly Kosovo

Baker Tilly Kosovo është një firmë e kontabilitetit dhe konsultimeve për biznese, që ofron shërbime të auditimit, tatimeve, dhe shërbime të tjera këshilluese për bizneset. Fillimisht firma u themelua në vitin 2002. Nga viti 2012 është anëtare e pavarur e Baker Tilly International. Është një nga firmat kryesore të kontabilitetit në Kosovë, duke siguruar auditim dhe shërbime të kontabilitetit,  taksave dhe konsulencë biznesi të organizatave në nivelin kombëtar dhe ndërkombëtar. Ekipi i Baker Tilly Kosovo përbëhet nga profesionistë me përvojë, duke përfshirë ekspertë të taksave, auditorë të licencuar dhe një ekip mbështetës profesional të kualifikuar në administrim biznesi, kontabilitetit dhe financa.