Audit Check Sh.P. K.

Audit Check Sh.P. K. ofron shërbime auditimi dhe shërbime tjera profesionale për një numër të konsiderushëm të klientëve të sferave të ndryshme në të gjithë Kosovën, gjtihnjë me synimin që të ndihmohen klientët në mbrojtjën e pronave dhe administrimin e aktiviteteve të tyre për nje fitim gjithnjë në rritje .Audit Check ofron shërbime të auditimit dhe kontabilitetit konform Standardeve Ndërkombëtare të Auditimi (SNA) dhe Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF) me qëllim të mbrojtjes së interesave të pronarëve, punëtoreve, investitorëve dhe publikut përmes ofrimit të informatave të besueshme dhe raporteve të pavarura të auditimit. Audit Check  ofron shërbime të auditimit ligjor, shërbime per insolvencë dhe administrim, konsulencë dhe ekspertiza financiare, kontabilitet, menaxhim dhe administratë, evaluime të projekteve, buxhetim dhe projektim, plane biznesi, vlerësime te aseteve, trajnime dhe seminare si dhe përvoja praktike për Auditorët Juniorë.