BDO Kosova L.L.C

BDO Kosova L.L.C është firmë anëtare e BDO International, që është rrjeti i pestë më i madh në botë në fushën e kontabilitetit, auditimit dhe taksave. BDO Kosova ofron shërbime të auditimit, kontabilitetit, taksave dhe këshilla për biznesin si dhe shërbime tjera për një gamë të gjerë të bizneseve, institucioneve financiare dhe për organizatat jofitimprurëse. BDO kombinon njohuritë e saj për tregun vendor me eksperiencën ndërkombëtare që rrjedh nga anëtarësia e saj në BDO International, duke iu ofruar klientëve të saj shërbime të një cilësie të lartë.