Boga & Associates

Boga & Associates, e themeluar në 1994, është një nga firmat kryesore ligjore në Shqipëri, duke fituar reputacion për ofrimin e shërbimeve më të larta të shërbimeve ligjore, tatimore dhe të kontabilitetit për klientët e saj. Firma vepron edhe në Kosovë (Prishtinë), duke ofruar një gamë të plotë shërbimesh. Deri në maj 2007, firma ishte një firmë anëtare e KPMG International. E veçanta e firmës lidhet me shërbimet multidisiplinare që iu ofron klientëve të saj, përmes një angazhimi të pa kompromis ndaj përsosmërisë. Përveç praktikës ligjore gjerësisht të konsoliduar, firma gjithashtu ofron standarde të larta të ekspertizës në shërbimet e taksave dhe të kontabilitetit, me ndjeshmëri ndaj ndryshimeve të shpejta në mjedisin e biznesit shqiptar dhe kosovar. Firma ofron shërbime për klientët liderë në shumë industri, banka dhe institucione financiare, si dhe kompani të angazhuara në sigurime, ndërtim, energji dhe shërbime të komunalisë, argëtim dhe media, miniera, naftë dhe gaz, shërbime profesionale, pasuri të patundshme, teknologji, telekomunikime , turizëm, transport, infrastructure dhe mallra të konsumit. Boga & Associates vazhdimisht renditet si një "firmë e nivelit më të lartë" nga The Legal 500, Chambers and Partners for Corporate/Commercial, Dispute Resolution, Projects, Intellectual Property and Real Estate, si dhe nga IFLR in Financial and Corporate Law. Firma vlerësohet nga klientët dhe kolegët si një "firmë ligjore me ekspertizë të kalibrit të lartë", "me praktika lidere në treg ", me " njohuri të veçanta për ligjet", e dalluar "në mesin e elitës në Shqipëri" dhe e përshkruar si "lehtë për t’iu qasur, e përgjegjshme dhe e zgjuar ".