Auditor i Çertifikuar

2017-09-20 - 12:13

Auditor i Çertifikuar është ai person eksperienca, trajnimet teorike dhe kualifikimi profesional i të cilit e ka kualifikuar mbajtësin e titullit për të u emëruar për kryerjen e auditimeve të jashtme të pasqyrave financiare të njësive ekonomike. Auditorët kryejnë kontrolle në llogaritë e kompanive dhe organizatave publike. Ata sigurojnë që financat e organizatave janë të shëndosha dhe se të gjitha standardet ligjore dhe të raportimit financiar janë përmbushur.

Auditorët e Çertifikuar përfitojnë aftësitë e mëposhtme dhe dhe ju jeni në gjendje të:

  • Paraqitni aplikimin e vlerave profesionale dhe gjykimeve përmes një kornize etike
  • Shpjegoni rolin e kontabilistit në identifikimin dhe vlerësimin e rrezikut
  • Diskutoni obligimet profesionale dhe etike të kontabilistit
  • Jepni këshilla dhe raportoni mbi performancën financiare të entiteteve
  • Diskutoni ndërlikimet e ndryshimeve në rregullat e kontabilitetit apo raportimin financiar
  • Vlerësoni performancën dhe pozicionin financiar të entiteteve
  • Vlerësoni pozitën strategjike dhe zgjedhjet në dispozicion të një organizate
  • Vlerësoni dhe ri-dizajnoni procedurat biznesore dhe strukturat për të zbatuar dhe mbështetur strategjinë organizative
  • Jepni këshilla mbi parimet e menaxhimit të projektit për të mundësuar zbatimin e aspekteve të strategjisë së një organizate
  • Kuptoni mjedisin ligjor dhe rregullativ dhe ndikimin e tij në praktikat e auditimit dhe të sigurisë
  • Identifikoni dhe formuloni kërkesat e arritjes së objektivave të detyrave të auditimit dhe aplikoni SNA-të
  • Vlerësoni të gjeturat dhe rezultatet e punës së kryer, përgatitni draft raporte të përshtatshme mbi detyrat

Kualifikimi

Auditori i Çertifikuar fillimisht duhet të kualifikohet si Kontabilist i Çertifikuar në ShKÇAK.

Jo për të gjithë Kontabilistët e Çertifikuar kërkohet ose është e nevojshme të kualifikohen Auditor të Çertifikuar, me përjashtim të rastit nëse ata zgjedhin një karrierë në ofrimin e auditimeve ligjore dhe shërbimeve përkatëse. Këshilli Kosovar për Raportim Financiar (KKRF) licencon Auditorët në Kosovë dhe roli i ShKÇAK-së është për të siguruar se ata janë të certifikuar në përputhje me standardet Ndërkombëtare të Edukimit, Direktivën e 8 të BE-së dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.Në vitet e fundit standardet e edukimit dhe kërkesat e praktikës profesionale për Auditorët Ligjor janë përditësuar, andaj skema e re e kualifikimit në ShKÇAK ka për qëllim të sigurojë që auditorët e Kosovës janë të kualifikuar me standardet më të larta ndërkombëtare.

Për të u trajnuar për kualifikim si Auditor i Çertifikuar, ju së pari duhet të jeni anëtar i ShKÇAK dhe të keni përfunduar kualifikimin për Kontabilist të Çertifikuar. Anëtarësia në këtë nivel është e hapur për të gjithë profesionistët që punojnë në kontabilitet dhe auditim dhe të cilët kanë përfunduar nivelin për Kontabilist të Çertifikuar.

Kushtet paraprake për regjistrim

  • Qualification as Certified Accountants;
  • 600 hours of internal or external audit work.

Planprogrami për Auditor të Çertifikuar

Trajnimi për t’u kualifikuar si Auditor i Çertifikuar mbulon lëndët dhe temat e mëposhtme:

Lënda 9: Raportimi FInanciar i Avancuar

Përshkrim i shkurtër i përmbajtjes

 

Korniza rregullative dhe etike

  • Korniza e raportimit financiar
  • Detyrat profesionale dhe etike të kontabilistëve
  • Raportimi për ambientin dhe për qëllime sociale

Standardet e kontabilitetit dhe raportimit financiar-SNRF/SNK

  • Pasuritë jo – qarkulluese të trupëzuara dhe të pa - trupëzuara
  • Përfitimet prej pensioneve
  • Tatimet
  • Instrumentet Financiare
  • Provizionet, kontingjencat [eventualitetet] dhe ngjarjet pas datës së bilancit të gjendjes
  • Lizingjet
  • Zërat jashtë bilancit të gjendjes

Raportimi i performancës financiare

  • Masat e performancës
  • Analizat e koeficienteve dhe të prirjeve
  • Raportimi i performancës financiare

Pasqyra financiare të grupeve

  • Grupet e thjeshta dhe vlera e drejtë
  • Filialet dhe ndërmarrjet e përbashkëta (joint ventures)
  • Grupet komplekse
  • Ndryshimet në strukturat e grupeve
  • Kthimet në valutë të huaj
  • Pasqyrat e rrjedhjeve të arkës për grupet

Raportimi për entitetet e specializuara

Zhvillimet aktuale dhe ndërkombëtare që kanë të bëjnë me raportimin financiar

 

Lënda 10: Auditimi i avancuar dhe siguria

Përshkrim i shkurtër i përmbajtjes

 

Mjedisi rregullativ

  • Korniza rregullative ndërkombëtare për shërbimet e auditimit dhe sigurisë

Konsiderata profesionale dhe etike

  • Kodi i etikës dhe sjellja etike
  • Përgjegjësia profesionale

Menaxhimi i praktikave

  • Kontrolli i cilësisë
  • Përftimi dhe pranimi i caktimeve në detyrë

Angazhimet e auditimit dhe sigurisë

  • Planifikimi dhe vlerësimi i rrezikut
  • Evidencat
  • Vlerësimi dhe rishikimi përfshirë çështjet specifike kontabël
  • Auditimet e grupeve
  • Shërbimet e ndërlidhura dhe shërbimet e tjera të sigurisë
  • Informacionet financiare parashikuese
  • Auditimet ligjore
  • Auditimi për çështje sociale dhe ambientaliste
  • Auditimi i brendshëm dhe angazhimi i personave të jashtëm
  • Raportet

Çështje dhe zhvillime aktuale 

Lënda 11: Analiza e Biznesit

Përshkrim i shkurtër i përmbajtjes

 

  • Strategjia e Biznesit
  • Lentet e strategjisë
  • Analiza PESTEL
  • Konkurrenca kombëtare
  • Forcat konkurrente
  • Marketingu dhe segmentimi i tregut
  • Cikli i jetës së industrisë
  • Zinxhiri i vlerave, menaxhimi i zinxhirit të furnizimit
  • Analiza SVVOT (FDKM)
  • Grupet e interesit
  • Kultura dhe rrjeti kulturor
  • Strategjitë e përgjithshme dhe mundësitë strategjike
  • Strategjia produkt – treg
  • Metodat e rritjes
  • Korporatat prind
  • Struktura organizative
  • Matrica proces – strategji
  • Transferimet
  • Ri-dizajnimi i procesit të biznesit
  • Zgjedhja e softuerëve
  • Modele të biznesit për biznesin elektronik
  • Biznesi elektronik dhe menaxhimi për poshtë i zinxhirit të furnizimit
  • Biznesi elektronik dhe menaxhimi për lart i zinxhirit të furnizimit
  • Menaxhimi i marrëdhënieve me klientët
  • Marketingu elektronik
  • Kontrolli i cilësisë, sigurimi i cilësisë dhe sistemet e menaxhimit të cilësisë
  • Modeli ‘V’ i ciklit të jetës
  • Integrimi i Modelit të Maturimit të Aftësive (IMMA / CMMI)
  • Iniciativa Gjashtë Sigma për Cilësinë
  • Menaxhimi i projektit
  • Financat
  • Matja e performancës
  • Menaxhimi i performancës dhe menaxhimi i shpërblimeve
  • Projektimi i punës
  • Zhvillimi i personelit
  • Menaxhimi i ndryshimeve strategjike
  • Stilet e menaxhimit të ndryshimeve
  • Zhvillimi i strategjive

Lënda 12: Praktika profesionale 

Përshkrim i shkurtër i përmbajtjes

 

Vlerat dhe etika profesionale

  • Etika dhe interesi publik
  • Etika dhe praktika profesionale
  • Çështje sociale dhe ambientaliste

Qeverisja dhe përgjegjësia e korporatave

  • Objekti i qeverisjes së korporatave
  • Qasjet ndaj qeverisjes së korporatave
  • Praktikat dhe raportimi i qeverisjes së korporatave

Identifikimi, vlerësimi dhe kontrolli i rreziqeve

  • Rreziqet e biznesit
  • Vlerësimi i rreziqeve
  • Kontrolli i rreziqeve
  • Kërkesat për informacione dhe raportimi

Natyra dhe roli i BKSRF-Kërkesat aktuale për raportimin financiar, auditimin dhe auditorët në Kosovë

Ligji mbi ndërmarrjet

  • Format ligjore të organizatave të biznesit në Kosovë
  • Kërkesat për regjistrim, kontabilitet, auditim dhe tatimet për ndërmarrjet në Kosovë
  • Obligimet dhe detyrat e pronarëve dhe menaxherëve ose drejtorëve të caktuar që kanë të bëjnë me formimin dhe mënyrën e operimit të ndërmarrjeve
  • Tatimet: natyra, llojet, objekti dhe administrimi i tyre në Kosovë
  • Tatimi i individëve
  • Tatimi i ndërmarrjeve
  • Tatimi i vlerës së shtuar; kërkesat dhe përmbushja e kërkesave nga ana e ndërmarrjeve në Kosovë

Ndikimet ligjore që kanë të bëjnë me ndërmarrjet që janë në vështirësi ose në krizë

  • Falimentimi dhe administrimi i tij

Qeverisja e korporatave dhe çështje etike që kanë të bëjnë me biznesin

Qeverisja e korporatave

  • Sjellja mashtruese

Për më shumë informata rreth regjistrimit në këtë program, kliko këtu