Auditorët e Çertifikuar të Zyrës Kombëtare të auditimit:

Auditorët e Zyrës Kombëtare të Auditimit janë profesionistët, anëtarë me të drejta të plota në ShKÇAK të cilët kanë përfunduar programin çertifikues të auditimit për auditorët e sektorit publik të zhvilluar nga ShKÇAK dhe ZKA: Asistent Auditor i Sektorit Publik, Auditor i Sektorit Publik dhe Auditor i Çertifikuar i Sektorit Publik.  Skema e çertifikimit ShKÇAK-ZKA është zhvilluar me qëllim të përgatitjes dhe ofrimit të performancës sa më efektive gjatë kryerjes së auditimit në sektorin publik dhe është e bazuar në Standardet Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (ISSAI) të vendosura nga Organizata Ndërkombëtare e Institucioneve Supreme të Auditimit (INTOSAI).